Flash News

E-TJERA

U denoncua nga Berisha, ish-zv.ministrja e PS ironizon zyrtaren e lartë: Nusja jonë si Kokonë, bie herët e ngrihet vonë

U denoncua nga Berisha, ish-zv.ministrja e PS ironizon zyrtaren e lartë:

Ish-zëvendësministrja e PS, Irena Beqiraj, ka reaguar me ironi përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar zyrtares së lartë të qeverisë, Elira Kokona, emri i së cilës është përfshirë së fundmi në akuzat publike të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Beqiraj rikujton një këngë popullore që, sipas saj, e dëgjonte shpesh në dasmat e Vlorës gjatë fëmijërisë:
“Nusja jonë si Kokonë,
bie herët e ngrihet vonë!”

Duke e përdorur këtë varg si metaforë, ajo vijon me një koment kritik mbi hipokrizinë dhe vesin.

"Ka qënë një këngë që e dëgjoja shpesh kur isha fëmijë nëpër dasma në Vlorë :
"Nusja jonë si Kokonë ,
Bie herët e ngrihet vonë!"
Hipokrizia është haraçi që vesi paguan për t'u dukur i vitytshëm !
Kur braktiset edhe hipokrizia, si në rastin e "Nuses Kokonë" të cilës rregullat edhe nevojat e shtëpisë i kërkonin krejt të kundërtën , tregon që vesi përfundimisht mbizotëron i pashqetësuar mbi vitrytin !", shkruan Beqiraj. 

Elira Kokona është një zyrtare, e njohur për rolin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, një nga postet më të rëndësishme administrative në qeverinë shqiptare. Kokona konsiderohet si një nga figurat më të afërta administrative të kryeministrit Edi Rama, duke qenë pjesë e stafit drejtues të Kryeministrisë prej vitesh.

Emri i saj është përmendur nga kreu i PD, Sali Berisha teksa denoncoi skandalin me projektin e parkut high-tech në Durrës, duke e cilësuar Kokonën si ‘Lubia 3’, e cila sipas Berishës, ka qenë figura kyçe në menaxhimin e një projekti që, sipas tij, ekziston vetëm në letra, ndërsa në terren nuk ka asnjë ndërtim apo aktivitet real.

Të fundit