Flash News

E-TJERA

U dënua me 10 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës, ish-efektivi apelon vendimin

U dënua me 10 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës,

Ish-efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj që vrau Klodian Rashën dhjetorin e kaluar ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Kjo e fundit e dënoi atë me 15 vite burg, por do të kryejë vetëm 10 vite, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar.

Por duket se ish-efektivi nuk është mjaftuar me kaq. Ai kërkon ulje të dënimit. Familjarët e 25 vjeçarit kanë kërkuar që të vendoset drejtësi dhe nuk kanë qënë dakord me dënimin e dhënë nga gjykata.

Ngjarja ndodhi më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Vrasja e 25-vjeçarit solli reagim të gjerë në debatin publik dhe u pasua nga protesta disa ditore në shumë qytete të vendit.

Të fundit