All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

U dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, Apeli cakton trupën gjykuese për çështjen "Llalla"

All - Paragraf - 1

U dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, Apeli cakton trupën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar trupën gjykuese që do të marrë në dorë çështjen e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

All - Paragraf - 3

Trupa gjykuese do të përbëhet nga Nertina Kosova si relatore dhe dy anëtarët e tjerë do të jenë Saida Dollani dhe Dhimitër Lala. Aktualisht çështja është në momentin procedural të caktimit të datës dhe orës së gjykimit nga gjyqtarja relatore.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vendosi të ankimojë në apel vendimin e 20 Majit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ai u dënua nga kjo gjykatë me dy vite burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, pasi akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

Llalës iu konfiskuan dhe disa pasuri si 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Të fundit