Flash News

E-TJERA

U dënua me 3 vjet burg në Apel, dorëzohet në polici ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

U dënua me 3 vjet burg në Apel, dorëzohet në polici

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frokaj është dënuar me 3 vite burg për tjetërsimin e tokave në bregdet. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Apelit në Shkodër, e cila me po 3 vite burg ka dënuar ish-kryetarin e qarkut Gjok Ndoka. 

Menjëherë pas dënimit, policia është vendosur në lëvizje për arrestimin e Frrokajt.

Frrokaj fillimisht nuk është gjendur në banesë, por mësohet se më pas është vetdorëzuar në policinë e Lezhës.

Bashkë me 15 dënuar të tjerë, ata akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

 

Të fundit