Flash News

E-TJERA

U dënua me burg, avokati i Tahirit kërkoi dy paketa cigare për ish-ministrin

U dënua me burg, avokati i Tahirit kërkoi dy paketa cigare për

Gjykata e dënoi me 5 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do vuajë 3 vite e 4 muaj brenda në qeli. 

Pas vendimit të Apelit të GJKKO, Saimir Tahirit i janë vënë prangat dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë. Lajmi u konfirmua nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia, ndërsa në një  deklaratë për mediat e quajti vendim skandaloz dënimin e dhënë nga Gjykata.

Pas dhënies së vendimit, avokati tha se ka kërkuar edhe dy paketa cigare për klientin e tij.

“Visi, çoji dy paketa….”, dëgjohet avokati Maksim Haxhia pak para se të niste deklaratën për shtyp.

Të fundit