Flash News

E-TJERA

U dënua me burg, ish-kryebashkiaku socialist ankimon vendimin e GJKKO

U dënua me burg, ish-kryebashkiaku socialist ankimon vendimin e GJKKO
Adem Lala dhe Edi Rama

Ish-kreu i bashkisë së Hasit, Adem Lala ka ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit, sipas "Abcnews".

Gjykata dënoi Lalën me 1 vit e 4 muaj burg. Dënimi i tij është shndërruar në provë si dhe duke e parandaluar atë nga ushtrimi i funksioneve publike për pesë vjet.

Ai akuzohet për "shpërdorim detyre". Lala ishte i përfshirë në aferën e privatizimit të padrejtë të një pasurie publike në komunën e Hasit, në atë kohë ai ishte kryetar i bashkisë. Adem Lala u zgjodh kryetar i Komunës së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.  

Të fundit