Flash News

E-TJERA

U dënua me burg për trukim ndeshjeje, reagon futbollisti i Serisë A: Atë ditë as nuk luajta

U dënua me burg për trukim ndeshjeje, reagon futbollisti i Serisë

Futbollisti i Monzës, Armando Izzo u dënua nga gjykata e Napolit me 5 vite burg, për mashtrim dhe pjesëmarrje në aktivitete mafioze. Mbrojtësi akuzohet se ka manipuluar në favor të kamorrës, me pjesëtarë të së cilës ka lidhje familjare, një ndeshje kur luante te Avelino në Serinë B 9 vite më parë.

Në lidhje me këtë gjë ka reaguar vetë ai në rrjetet sociale

“Jam shumë i zhgënjyer nga vendimi i shkallës së parë. Jam shpallur i pafajshëm për moskryerjen e krimit në ndeshjen Avellino – Reggina të 25 majit 2014, por akuzohem se kam trukuar ndeshjen Modena – Avellino të 17 majit 2014, ndeshje që as nuk e kam luajtur. Do të shqyrtojmë situatën me avokatët e mi dhe do të bëjmë ankim."

"Unë besoj në drejtësi dhe jam i sigurt se do të tregoj pastërtinë time ndaj krimit. Falenderoj AC Monza dhe familjen time, të cilët janë gjithmonë pranë meje. Nuk do të ndalem së luftuari!” – shkruajti ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armando Izzo ???????? (@armandoizzoreal)

 

Të fundit