Flash News

E-TJERA

U dënua me dy vite burg, gjykata zbardh detajet për Adriatik Llallën: Ku do e kryejë dënimin

U dënua me dy vite burg, gjykata zbardh detajet për Adriatik

Një ditë pasi e dënoi me dy vite burg, Gjykata e Posaçme ka publikuar arsyetimin për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llallën.

Sipas Gjykatës, dënimi i tij do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kjo masë dënimi u kërkua edhe nga SPAK-u, kurse pasuritë e ish-zyrtarit të lartë do t'i kalojnë shtetit.

Llalla u akuzua për fshehje të pasurisë. GJKKO pranoi në mars kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar dhe gjykimi i çështjes nisi nga e para.

Hetimet ndaj tij filluan në mars të vitit 2018 për katër vepra penale, fshehje pasurie, mosdeklarim i të ardhurave në kufi, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, por në fund tre akuza u rrëzuan dhe mbeti në fuqi vetëm ajo për fshehje pasurie.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Ai u zëvendësua nga ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

U dënua me dy vite burg, gjykata zbardh detajet për Adriatik

U dënua me dy vite burg, gjykata zbardh detajet për Adriatik

 

Të fundit