Flash News

E-TJERA

U dënua nga Apeli i GJKKO, Jorgo Goro rikthehet në burg

U dënua nga Apeli i GJKKO, Jorgo Goro rikthehet në burg

Jorgo Goro, ish-kryebashkiaku i Himarës, ndodhet në Komisariatin e Vlorës pasi policia ekzekutoi mbrëmjen e djeshme urdhrin nga Apeli i GJKKO-së, për masën e sigurisë “arrest me burg”.

Vendimi i Apelit të Posaçëm të GJKKO është i formës së prerë dhe vjen rreth 7 muaj pas lirimit të tij nga burgu.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga SPAK, pas konfirmimit të dënimit, Goros i mbeten për të vuajtur edhe 6 muaj e 10 ditë burg. Ai ishte dënuar fillimisht me 2 vite burg, dënim i reduktuar në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Çështja lidhet me tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës, për të cilën Goro ishte shpallur fajtor edhe në shkallë të parë nga GJKKO më 30 korrik 2025.

Të fundit