Flash News

E-TJERA

U dënua për arkën me peshk, flet Rovena Voda: Nuk ekziston, është hipotetike

U dënua për arkën me peshk, flet Rovena Voda: Nuk ekziston,

Ish-zëvendësministrja e brendshme Rovena Voda u shpall fajtore për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, akuzë për të cilën u dënua me 1 vit e 3 muaj burg.

Voda u akuzua se kishte përfituar një shumë prej 1mijë euro, një arkë me peshk dhe një cellular tip Samsung, në këmbim të një vendi pune në admnistratë.

Në një intervistë për Top Channel, Voda ka thë se akuzat ndaj saj janë të pabaza dhe se gjithçcka është bazuar në hipoteza.

“Ndjehem e lënduar. Ky është një mësim se si nuk duhet ngritur një akuzë”, tha Voda. “Ta mësojnë gjithë shqiptarët se arka me peshk nuk ekziston. Është hipotetike”, shtoi Voda.

 

Të fundit