Flash News

E-TJERA

U dënua për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie, lirohet ish-kreu i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro

U dënua për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie, lirohet

Ish-kreu i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka fituar lirinë pas pak më shumë se dy vitesh izolimi.

Ai u dënua si i akuzuar për shpërdorim detyre, si dhe fshehje të pasurisë.

Goro u dënua pasi u gjet fajtor për veprime të kundraligjshme në cilësinë e kreut të Bashkisë së Himarës lidhur me procedurat e plotësimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore, në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë.

Goro u gjend në burg prej marsit të vitit të kaluar, kur u arrestua si pjesë e një skeme tjetërsimi pronash në bregdet nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, përmes miratimit të kalimit të një toke shtet në pronësi fundore të Artan Gaçit, bashkëshorti i deputetes Olta Xhaçka, i shpallur investitor strategjik nga qeveria “Rama”. Për këtë çështje, Goro u deklarua fajtor dhe u dënua më 13 mars me 2 vjet e 20 ditë burg.

Apeli i GJKKO la më 22 korrik në fuqi vendimin e shkallës së parë me 3 vite e 1 muaj burg për Jorgo Goron, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goros iu la 2 vite e 20 ditë burg.

Të fundit