Flash News

E-TJERA

U desh ngjarja në Himarë që Gledis Nano të dilte në terren, porositë ndaj efektivëve

U desh ngjarja në Himarë që Gledis Nano të dilte në

Pas ngjarjes së rëndë të Himarës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka dalë në terren për të inspektuar masat shtesë të marra për rritjen e sigurisë në plazhe.

Por tashmë një 7-vjeçare ka humbur jetën, si pasojë e moszbatimit të masave në plazhe. Këto ditë është sekuestruar një numër i lartë mjetësh lundruese, por ngjarja në Himarë dëshmoi se masat nuk ishim marrë dhe se ato përdoreshin pranë bregut të detit.

Nano, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të lartë, takoi efektivët, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë. Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar angazhim për zbatimin me rigorozitet të detyrave dhe masave, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cënojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve.

“Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike. Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm”, tha Nano.

Të fundit