Flash News

E-TJERA

U dhunua jashtë dyqanit të tij, ndërron jetë 80-vjeçari në Fier

U dhunua jashtë dyqanit të tij, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë 80-vjeçari i cili u dhunua bashkë me bashkëshorten e tij nga një 47-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në në fshatin Povelçë ku autori me iniciale I.N për motive të dobëta goditi me grushta në pjesën e kokës, 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, A.R, 77 vjeçe.

I moshuari ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore (i intubuar) në spitalin e Fierit, ku sot ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje”, ku për autorin është dhënë dhe masa e sigurisë burg pa afat.

Të fundit