Flash News

E-TJERA

U dorëhoq nga drejtësia për shkak të vetting-ut, SPAK i sekuestron ish-gjyqtari 7 prona

U dorëhoq nga drejtësia për shkak të vetting-ut, SPAK i

SPAK i ka sekuestruar 7 prona ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, teksa për të kanë nisur hetimet për deklarim të rremë të pasurive.

Mësohet se ish-gjyqtarit i janë sekuestruar 1.000 m katror sipërfaqe toke në Porto Palermo dhe 2 garazhe në Ishull-Shëngjin, si edhe një dyqan e 3 apartamente në këtë të fundit.

Ishte vetting-u ai që ‘tërhoqi’ Zenelajn, pasi gjyqtari dha dorëheqjen pa kaluar në filtrat e tij. Në vitin 2016, ai deklaroi 18 apartamente dhe tre ndërtesa në Ishull-Shëngjin, ndërsa si referencë për krijimin e pasurive të paluajtshme, përdori kontratën me një kompani por pa të dhëna se sa ishte vlera e saj.

Për vitin 2016, ai deklaronte edhe tre pasuri të paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2, 15 m2 dhe 218.06 m2 dhe 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe apartamenteve në Shëngjin.

Të fundit