Flash News

E-TJERA

U dyshua për lëndë plasëse/ Alarmohet policia në Pogradec, një person vendos GPS poshtë automjetit

U dyshua për lëndë plasëse/ Alarmohet policia në

Policia në Pogradec është alarmuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, pas telefonatës së rojes së një parkingu, i cili ka parë një person duke vendosur një objekt poshtë një automjeti.

Roja është shprehur se një person është shtrirë përtokë dhe ka vendosur diçka poshtë një mjeti të parkuar në pronësi të Eris Çekanit. Në fillim u dyshua se poshtë automjetit ishin vendosur lëndë plasëse dhe e gjithë zona u rrethua me perimetër sigurie për të kryer verifikimet.

Sipas njoftimit të policisë në fund rezultoi se sendi i vendosur poshtë automjetit në pronësi të Çekanit ka qenë një GPS.

Elis Çekani ka qenë në një ngjarje të ndodhur Elbasan mes disa personave të cilët udhëtonin me dy makina. Ata ndoqën njëri tjetrin si nëpër filma deri në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik” dhe më pas përplasën njëri tjetrin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy automjetet në pronësi të shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec (të cilat i lëshon me qira) janë konstatuar dy sende të dyshimta. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rasit.

Të fundit