Flash News

E-TJERA

U ekstradua nga Belgjika, jepet burg pa afat për Leonard Dukën

U ekstradua nga Belgjika, jepet burg pa afat për Leonard Dukën

Gjykata e Posaçme ka vendosur “burg pa afat” për Leonard Dukën, i shumëkërkuari që u ekstradua disa ditë më parë nga Belgjika.

Gjykata i kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale të “Vrasjes me dashje e kryer ne bashkëpunim”, “armëmbajtje pa leje”, “sigurim i kushteve për vrasje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Leonard Duka u arrestua në shkurt të 2023 në Belgjikë, por qëndroi vetëm disa muaj në arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.

Duka njihet si armiku më i fortë i Ervis Martinajt, “mbreti” i lojërave të fatit për të cilin sot nuk ka asnjë gjurmë prej se kur u deklarua i zhdukur në gusht të vitit 2022.

 

Të fundit