Flash News

E-TJERA

U ekstradua nga Dubai, Durim Bami kërkesë Burgjeve: Më transferoni nga paraburgimi, duam të më vrasin

U ekstradua nga Dubai, Durim Bami kërkesë Burgjeve: Më

I ekstraduar një ditë më parë nga Dubai, Durim Bami ka kërkuar transferimin nga paraburgimi 313, me pretendimin se i rrezikohet jeta. “Mos më lini tek paraburgimi 313, ka persona që kanë siguruar kushte dhe mjete për të më vrarë”, mësohet se ka thënë Bami.

Përmes avokatëve të tij, Bami ka kërkuar të transferohet në burgune Fushë Krujës.

“Kërkojmë transferimin e menjehershem te shtetasit Durim Bami nga IEVP Rr. “J.Misja” ne IEVP Fushe Krujë. Marrjen e masave emergjente te perkohshme t e sigurise deri ne realizimin e transferimit. Duke qene se behet fjale per rrezik serioz dhe real te jetes se tij, kerkojme trajtimin urgjent te kesaj kerkese nga ana juaj per sa kohe eshte duke qendruar n e IEVP Rr. “J.Misja” Tirane”, thuhet në kërkesën drejtuar burgjeve.

47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.

Bami akuzohet nga SPAK se ka krijuar kushtet për vrasjen e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, si dhe të dy miqve të një emri tjetër të njohur, Ervis Martinaj.

Të fundit