Flash News

E-TJERA

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Denis Bajrin

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Denis Bajrin

GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajrin, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Dubai.

GJKKO kishte dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për vrasje me paramendim në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Ndaj Bajrit rëndojnë 5 akuza të rënda të ngritura nga SPAK.

Ai u shpall në këkrim ndërkombëtar për eliminimin e Gjin Boriçit (Ndojit) në Vau Dejës më 9 gusht 2020, kërkuar si detyrë nga i zhdukuri Ervis Martinaj, 'mbreti i kumarit', sepse po e konkuronte në fushën e lojërave të fatit.

Të fundit