Flash News

E-TJERA

U ekstradua nga Franca, apeli i GJKKO lë në burg Behar Bajrin

U ekstradua nga Franca, apeli i GJKKO lë në burg Behar Bajrin

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Behar Bajrin, i shumëkërkuari që u ekstradua nga Franca në muajin dhjetor.

Bajri u shpall në kërkim pas hetimeve të nisura në kuadër të operacionit “Metamorfoza” me zbërthimin e aplikacioneve Sky ECC dhe EncroChat.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim B.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 126, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe të vendimit nr. 126, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin B.B.”, thuhet në njoftim.

Komunikimet zbuluan se biznesmeni Pëllumb Gjoka pasi e liroi nga burgu Bajrin nëpërmjet ryshfetit që i dha prokurorit Xhevahir Lita, i kërkoi të vriste Kleanth Musabelliun. Bajri shkëmbeu objektivin e kërkuar nga Gjoka me Ervis Martinajn, për llogari të të cilit ekzekutoi Gjon Boriçin.

Emri i Bajrit del në hetime edhe si porositës i vrasjes së Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, vrasje të cilat nuk u realizuan.

Të fundit