Flash News

E-TJERA

U ekstradua nga Shqipëria/ Akuzohet për mashtrime miliarda eurosh, lihet në burg Faruk Ozer

U ekstradua nga Shqipëria/ Akuzohet për mashtrime miliarda eurosh,

Themeluesi dhe ish-CEO i bursës turke të kriptovalutave Thodex, Faruk Fatih Ozer u la në paraburgim nga një gjykatë.

Pas marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Stambollit, Ozer, deklarata e të cilit u mor nga prokuroria në gjykatë, u transferua në gjykatën penale.

Më pas atij  iu caktua masa e paraburgimit me akuzën e “themelimit dhe drejtimit të organizatës kriminale, mashtrimit të rëndë dhe pastrimit të vlerave të pasurisë”. Ai u soll në Turqi të enjten pasi Gjykata e Apelit në Durrës në Shqipëri vendosi ekstradimin e tij.

Ozer u kap në Shqipëri më datën 30 gusht të vitit 2022. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan në Shqipëri për vazhdimin e paraburgimit të Ozerit më 2 shtator 2022 u ankimua nga avokatët e tij më 14 shtator.

Gjykata e Apelit në Durrës la në fuqi vendimin e gjykatës për ndalimin e Ozerit më 20 shtator.

Të fundit