Flash News

E-TJERA

U ekstradua nga Spanja, GJKKO jep vendimin për Lulzim Berishën

U ekstradua nga Spanja, GJKKO jep vendimin për Lulzim Berishën

GJKKO konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Lulzim Berishës, i cili u ekstradua nga Spanja dy ditë më parë.

Berisha po gjykohet si i përfshirë në ekzekutimin e Klodian Saliut, 26 shkurtin e vitit 2005 në aksin Durrës Tiranë. Në të njëjtin hetim, Berisha u dyshua edhe për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj, çështje që u pushua më pas me kërkesë të SPAK.

Ai u arrestua në Spanjë në dhjetor të vitit 2023, pasi ishte lëshuar një urdhër kërkimi ndëkombëtar nga Prokuroria e Posaçme.

Të fundit