Flash News
Kthyen banesën në ‘fole’ pro*titucioni, 7 të arrestuar në Elbasan
Aksident në Byppass-in e Fierit, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën një shqiptar
Kontrollet në banesën e Veliajt, SPAK del me njoftim zyrtar
U ekstradua nga Spanja, Gjykata e Posaçme lë në burg Leonard Luzin
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën “arrest me burg” për Leonard Luzin, i njohur si “Daku”, i cili u ekstradua nga Spanja. Ai akuzohet për përfshirjen në planifikimin e vrasjeve të Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt, në bashkëpunim me një grup kriminal.
Krimi u parandalua nga Policia pas arrestimit të Amarildo Nikollit, shoku i Luzit, i dyshuar si vrasës me pagesë me precedentë kriminalë edhe në Itali. Nikolli u ndalua me një pistoletë të mbushur, gati për qitje, çka e ndaloi atë të kryente vrasjet e planifikuara.
Vendimi për masën e sigurisë është marrë nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, mbi bazën e kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme. Në vendim, Gjykata e Posaçme përmend nenet 248, 228, 229, 230 dhe 245 të Kodit Penal, duke vendosur vijimin e masës “arrest në burg” për Luzin, me të drejtë ankimi brenda pesë ditëve nga dita e njoftimit.
Prokuroria e Posaçme dhe Policia Gjyqësore janë urdhëruar të zbatojnë këtë vendim, ndërsa pritet shqyrtimi përfundimtar për akuzat ndaj Leonard Luzit dhe përfshirjen e tij në grupin kriminal që organizoi planin e vrasjes.