Flash News

E-TJERA

U ekzekutua me 5 plumba, si i shpëtoi ‘Zezaku’ atentatit në 2020-tën

U ekzekutua me 5 plumba, si i shpëtoi ‘Zezaku’ atentatit

Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke në lidhje me vrasjen në Selanik ku mbeti i vdekur 35-vjeçari nga Korça, Erald Jonuzi i njohur si “Zezaku”.

Ai u vra me 5 plumba teksa po kthehej në banesë rreth orës 00:50 në rrugën “Viziniou 4”.

Jonuzi sipas mediave greke ka precedentë penal edhe në Greqi krahas precedentit të vitit 2009 në Shqipëri për “falsifikim të vulave, stampave ose të formularëve” dhe “kalim i paligjshëm të kufirit shtetëror”.

Policia greke po vijon hetimet për të mbledhur materiale nga kamerat e sigurisë për të mësuar itinerarin e lëvizjes së mjetit të vrasësve.

 

Të fundit