Flash News

E-TJERA

U ekzekutua në Greqi, del foto e Roan Brahimit, armikut të Vis Martinajt

U ekzekutua në Greqi, del foto e Roan Brahimit, armikut të Vis

Ky është Roan Brahimi, 32-vjeçari i cili mbeti i vrarë pas një atentati mafioz në Greqi. Plumbave arriti t’i shpëtojë bashkëshortja 37-vjeçare e Brahimit, Katerina Beqo.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme. Brahimi u qëllua me breshëri arme nga dy persona të maskuar që lëviznin me motoçikletë.

32-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë, sidomos në zonën e Lezhës.

3 vite më parë, ai u shpall në kërkim nga policia pasi dyshohej se së bashku me 2 persona të tjerë, mes të cilëve Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin mësynë të armatosur në ambientet e një lokali në Lezhë.

Brahimi dyshohet se është përfshirë në atentatin me tre viktima në mbikalimin e Fushë-Krujë më 17 korrik 2022, ku mbeti i vrarë edhe Brilant Martinaj. Po ashtu, Brahimi është një ndër personat që dyshohet se fshihet pas atentatit ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klismn Preçi, të dy miq të Ervis Martinajt.

Të fundit