Flash News

E-TJERA

U ekzekutua në mes të qytetit/ Kush është Gentjan Qarri, i dënuar për drogë në Itali

U ekzekutua në mes të qytetit/ Kush është Gentjan Qarri, i
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që tronditi pasditen e sotme, Vlorën. Gentjan Qarri është 40-vjeçari që humbi jetën pas një atentati që iu bë nga autorë ende të paidentifikuar. Ai njihej ndryshe me pseudonimin “Geçe”.

40-vjeçari ka qenë i dënuar me 11 vite burg për drogë në Itali. Ai kishte 3 vite që kishte përfunduar dënimin dhe ishte kthyer në Vlorë, ku ishte martuar dhe punonte si hidraulik.

Ngjarja rreth orës 18.00 në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit. Qarri u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Policia bëri me dije se vetëm pak minuta pas atentatit, një makinë u gjet e djegur në Pyllin e Sodës, që dyshohet se është i autorëve që ekzekutuan Gentjan Qarrin.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Pritet që kamerat e sigurisë së bizneseve që janë në vendin e ngjarjes të hedhin dritë mbi identifikimin dhe kapjen e autorëve.

U ekzekutua në mes të qytetit/ Kush është Gentjan Qarri, i

 

Të fundit