Flash News

E-TJERA

U ekzekutua nga bashkëkombësi, kryhet autopsia e shqiptarit që u vra në Itali

U ekzekutua nga bashkëkombësi, kryhet autopsia e shqiptarit që u

Është kryer autopsia e trupit të 27-vjeçarit shqiptar Kasem Kasmi, i cili u vra nga  Mikea Zeka disa ditë më parë në Itali. 

Prokurorët italianë do të presin 60 ditë për rezultatet për të vijuar me hetimet për shkaqet e vrasjes dhe përplasjes mes dy bandave shqiptare në rrugën Aldo Moro në Frosinone me një viktimë dhe 3 të plagosur.

Mikea Zeka është arrestuar nga policia italiane, fillimisht ai deklaroi se konflikti me Kasmin ishte për një vajzë, por para prokurorëve ai zgjodhi të heshte duke mos u përgjigjur. Pista kryesore të hetimit janë dy.

Kontrolli i trafikut të drogës në qytetin e Frosinones, si dhe rrjeti i prostitucionit. Një ngjarje e rëndë e cila ndodhi në qendër të qytetit në një kafeteri, duke rrezikuar dhe jetën e shumë qytetarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

 

Të fundit