Flash News

E-TJERA

U ekzekutua sot në Athinë, Irakli Davella rezulton pronar i disa bizneseve në Sarandë

U ekzekutua sot në Athinë, Irakli Davella rezulton pronar i disa

Irakli Davella u ekzekutua sot në një atentat mafioz në Athinë. Davella është një personazh i përfshirë në gjobvënie, pastry parash, vrasje nga grupe kriminale.

Viktima i atentatit të sotëm është përmendur në një dokument zyrtar të Parlamentit grek siç shkruan TCH. Emri i 47-vjeçarit nga Mesopotami i Finiqit, përmendet si pronar i pasurive të paluajtshme në Athinë, Korfuz e Sarandë.

Mes të tjerash, në dokument, pasqyrohen emrat e pjesëtarëve të disa grupeve. Konkretisht në grupin e cilësuar “B”, ku përfshihen mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018), rezulton edhe emri i Irakli N. Davella.

Irakli Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai është pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë.

Në vitin 2006 ai rezulton të ketë rregjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës, një biznes “Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregëtimin e e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë” në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv me NIPT K66424544U me qendër në Mesopotam, Bashkia Finiq.

Gjithashtu në vitin 2020 ai rezulton të ketë regjistruar biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tashmë është çregjistruar.

 

Të fundit