Flash News

E-TJERA

U ekzekutua sot në Shëngjin, Nikulaj dhe Tom Doshi u denoncuan nga Berisha për shitblerje votash

U ekzekutua sot në Shëngjin, Nikulaj dhe Tom Doshi u denoncuan nga

Ardian Nikulaj mbeti sot i vrarë në një atentat në lokalin e tij në Shëngjin. Nikulaj, ish-kandidat për deputet në 2021-shin dhe kandidat aktual në Këshillin Bashkiak të Lezhës nën logon e PSD-së, dyshohet se u qëllua nga dy persona.

Nikulaj dhe Tom Doshi u denoncuan vite më parë nga kryedemokrati Sali Berisha për blerje votash. Në një denoncim të publikuar asokohe, Berisha publikoi mesazhin e një qytetari që thoshte se po bliheshin vota për llogari të Nikulajt.

“Foto e nje voteblerje diten e diele per kandidatin e Doshit, Nikulaj.Lexoni mesaxhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. "Pershendetje drJa dhe nje tjeter duke blere vota diten e djele per llogari te ardian nikulajt dhe tom doshit.sapo ma nisen.ne lagjen smt Lezhe”, shkroi asokohe Berisha.

U ekzekutua sot në Shëngjin, Nikulaj dhe Tom Doshi u denoncuan nga

Të fundit