Flash News

E-TJERA

U eliminua nga Euro 2024, Rumania largohet nga evropiani me një letër

U eliminua nga Euro 2024, Rumania largohet nga evropiani me një letër

Rumania u eliminua nga Euro 2024 pasi u mposht 0-3 kundër Holandës, në fazën eliminatore.

Por, ekipi ballkanas ka bërë një gjest që nuk është parë nga kombëtaren e tjera. Para largimit nga stadiumi, kombëtarja rumune ka lënë një letër ku ka falënderuar Gjermaninë për organizimin e turneut.

“UEFA Euro 2024 ishte një nga përvojat më të rëndësishme të futbollit për të gjithë ne deri tani dhe jemi shumë të lumtur që skena në të cilën u zhvillua ishte Gjermania. Çdo lojë, çdo emocion, çdo përvojë na bashkoi për të ndjerë magjinë e futbollit. Po largohemi nga Gjermania me ndjenjën se kemi dhënë gjithçka për Rumaninë dhe jemi mirënjohës për gjithçka që kemi përjetuar këtu. Ishte një nder të ishim pjesë e familjes së madhe të futbollit europian”, shkruhej në letrën e lënë nga Rumania.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Echipa națională a României (@echipanationala)

Të fundit