Flash News

E-TJERA

U emërua tre muaj më parë, jep dorëheqjen drejtoresha e FSDKSH

U emërua tre muaj më parë, jep dorëheqjen drejtoresha e
Ish-drejtoresha e FSDKSH, Elisa Berziu

Drejtuesja e re e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Elisa Berziu ka dhënë dorëheqjen, vetëm tre muaj pas emërimit në këtë post, raporton Shqiptarja.com. Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi.

Berziu u emërua në krye të këtij institucioni në 8 shtator të vitit 2020. Më herët, ajo ka mbajtur postin e koordinatores së Platformës se Bashkëqeverisjes në kryeministri.

Eliza Berziu është drejtuesja e 10 që jep dorëheqjen në harkun kohor të 5 viteve, duke e bërë FSDKSH institucionin me rotacion më të shpeshtë në Shqipëri pas Hipotekës së Vlorës.

Të fundit