Flash News

E-TJERA

U filmua duke dhunuar qytetarin, Rrumbullaku përjashton shefin e Komisariatit të Policisë Pukë

U filmua duke dhunuar qytetarin, Rrumbullaku përjashton shefin e

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, Pjerin Lazri, pak minuta pas denoncimit në emisionin investigativ ”Stop” duke dhunuar një qytetar.

“Mbi rastin e transmetuar në emisionin investigativ ”Stop”, në të cilin shfaqet shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, shtetasi P. L., duke shkelur Kodin e Etikës dhe të komunikimit, si dhe duke goditur një shtetas, sqarojmë opinionin publik se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra  dhe ka përjashtuar menjëherë, nga radhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit”, reagon policia.

 

Të fundit