Flash News

E-TJERA

U filmua duke goditur me grusht pasagjerin në makinë, Rrumbullaku përjashton policin në Pogradec

U filmua duke goditur me grusht pasagjerin në makinë, Rrumbullaku

Një punonjës i Sektorit të Policisë Rrugore në Korçë është përjashtuar nga Policia e Shtetit me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku.

Sipas policisë, inspektori A. S. u filmua dhe dje bëri xhiron e internetit në një video ku shfaqej duke goditur me grusht pasagjerin e një makine të ndaluar, pasi drejtuesi i saj u konstatua duke përdorur telefonin dhe pa vendosur rrip sigurimi.

Po ashtu, ndaj policit ka nisur edhe hetimi penal.

“Në lidhje me një incident të ndodhur në datën 21.10.2022, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 3, Pogradec, ndërmjet 2 punonjësve të Policisë Rrugore dhe drejtuesit të një automjeti, ju sqarojmë se:

Bazuar në dëshminë e dhënë në Prokurori, nga shtetasi N. H. (drejtues i automjetit), si dhe në analizën e pamjeve filmike të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet punonjësi i Policisë Rrugore, shtetasi A. S., në tejkalim të kompetencave që i jep ligji, ndaj drejtuesit të automjetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, inspektor A. S.

Për këtë punonjës policie ka nisur edhe hetimi penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Gjithashtu, është vendosur transferimi në një strukturë tjetër policore, për punonjësin tjetër të Policisë, shtetasin L. H., i cili nuk ka ndërhyrë për të parandaluar veprimin e paligjshëm të kolegut të tij”, thuhet në sqarimin e policisë.

 

 

Të fundit