Flash News

E-TJERA

U filmua duke marrë ryshfet, arrestohet inspektori i policisë në Rinas

U filmua duke marrë ryshfet, arrestohet inspektori i policisë në

Agjensia e Mbikqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar inspektorin me iniciale K.K., me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, pas dyshimeve për përfshirje në veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i tij erdhi si rezultat i pamjeve të transmetuara në emisionin investigativ "Fiks Fare", ku një shtetas i paidentifikuar i ofronte inspektorit K.K. shumën prej 10,000 lekësh të reja në këmbim të një kalimi të lehtësuar nëpërmjet aeroportit.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, ngjarja ka ndodhur më 7 tetor 2025, kur shtetasi në fjalë paraqiti dokumentacionin e udhëtimit pranë punonjësit tjetër të policisë, inspektorit E.L., i cili ishte përgjegjës për regjistrimin e udhëtimit.

Edhe ndaj këtij të fundit janë nisur hetime në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Të fundit