Flash News

E-TJERA

U fsheh pas kondicionerit së një hoteli, por bie në kontakt me rrymën. Humb jetën 12-vjeçari shqiptar

U fsheh pas kondicionerit së një hoteli, por bie në kontakt me

Një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke luajtur pranë shtëpisë së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një hoteli në Zakynthos. Mediat greke raportojnë se fëmija ishte duke luajtur me miqtë e tij kur u fsheh pas kondicionerit të hotelit që ndodhej pranë banesës së tij, por fatkeqësisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka humbur jetën në vend.

Fëmija u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, pa puls, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, 12-vjeçari ka ndërruar jetë.

 Ndërkohë, policia mbërriti në vendin e tragjedisë dhe ka shoqëruar pronarin e hotelit.

Të fundit