Flash News

E-TJERA

U fut për t’u larë në lumë, mbytet 11-vjeçari në Librazhd

U fut për t’u larë në lumë, mbytet 11-vjeçari

Një i mitur është mbytur në lumin Shkumbin pasi ishte futur për t'u larë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tokëz, ndërsa 11-vjeçari ishte futur në lumë dhe u mbyt aksidentalisht teksa lahej. Trupi i tij i pajetë është nxjerrë nga shërbimet e zjarrëfikëses.

"Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të fundit