Flash News

E-TJERA

U fut për t’u larë në Liqenin Artificial, i riu polak përfundon në spital

U fut për t’u larë në Liqenin Artificial, i riu polak

Një 25-vjeçar nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet.

Mësohet se i riu është aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Të fundit