Flash News

E-TJERA

Mungon në 'finalen' me Bjellorusinë, Abrashi: Nuk e dija, por s’ka gjë... U gëzova shumë që fitova!

Mungon në 'finalen' me Bjellorusinë, Abrashi: Nuk e dija,
Foto Ilustruese/ Mesfushori Amir Abrashi

Mesfushori Amir Abrashi ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes me Kazakistanin, në të cilën shkëlqeu me plotë kuptimin e fjalës duke dhënë gjithçka si lojtar sa në mesfushë, mbrojtje e ofensivë.

30-vjeçari tha se pavarësisht se trajneri i kishte udhëzuar të luanin të gjithë në sulm, duhej pak ofensivë. I lumtur për fitoren, Abrashi tha se e vetmja gjë që mungonte sot ishin më shumë gola.

Mirëpo, dy kartonat e verdhë e penalizojnë mesfushorin që të luaj në sfidën përballë Bjellorusisë.

I pyetur rreth këtij fakti, Abrashi tha se nuk e dinte se e kishte kartonin e dytë të verdhë, megjithatë kombëtarja ka plot lojtarë që mund ta zëvendësojnë dhe janë gati të luajnë për Shqipërinë.

“E kam ditur që duhet të jepja gjithçka, për gjithë kombëtaren dhe Shqipërinë. U gëzova shumë që fitova. Me Bjellorusinë finale. Nuk e dija se e kisha të verdhin e dytë, Më treguan më pas, por s’ka gjë se ka çuna gati.

Me çdo lojtar luaj mirë. Në pjesën e parë patëm disa probleme, në pjesën e dytë qetësi. Sigurisht Gjasula ka kualitete të mëdha.

E dija që duhet pak ofensiv, dhe trajneri tha që duhet të jemi të gjithë përpara. Mund të bënim edhe më shumë gola, vetëm kjo nga mungonte sot.”, theksoi Abrashi.

Të fundit