Flash News

E-TJERA

U gjend i mbytur në një rezervuar në Korçë/ Identifikohet viktima, dyshohet se është vrarë me sende të forta

U gjend i mbytur në një rezervuar në Korçë/

Një 25-vjeçar është gjetur i mbytur paraditen e sotme në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Mësohet se viktima është shtetasi Fridman Xhaferraj, banues në fshatin Plug, Lushnjë.

Burime zyrtare bëjnë me dije Xhaferraj, ishte dënuar më parë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim dhe në datën 21 Maj, Gjykata e Lushnjës i ndryshoi masën e sigurisë, nga "Arrest në burg" në "Arrest në shtëpi".

Burime bëjnë me dije se në trupin e 25 vjeçarit janë konstatuar shenja të shumta dhune në trup dhe kokë, çka tregon se 25 vjeçari para se të hidhej në ujrat e Rezervuarit të Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër. 

Policia njofton se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit