Flash News

E-TJERA

Gjendet dr*gë në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, shpallet në kërkim Bilbil Hasa

Gjendet dr*gë në banesën e drejtorit të burgut të

Në zonën e Peqinit është evidentuar një banesë e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike. Sipas burimeve, në ambientet e kësaj prone janë gjetur rreth 4 mijë rrënjë kanabis, duke e kthyer atë në një “shtëpi bari” të mirëorganizuar.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se banesa është në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilbil Hasa. Pas zbulimit të rastit, ai është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Policia ka ndërmarrë një operacion për kapjen e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal. 

 

Të fundit