Flash News

E-TJERA

Iu gjetën 260 kg marijuanë, çmontohet banda shqiptare në Spanjë

Iu gjetën 260 kg marijuanë, çmontohet banda shqiptare në

Policia spanjolle ka çmontuar një organizatë kriminale shqiptare të dedikuar për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës.

Në total, janë bërë 9 arrestime dhe janë sekuestruar më shumë se 2000 bimë marijuanë në faza të ndryshme rritjeje dhe 260 kilogramë sytha droge në procesin e tharjes, të gjitha të fshehura në dy magazina në këtë komunë të Vallès Occidental.

Hetimi nisi pas një denoncimi nga kompania elektrike e zonës, e cila konstatoi se në këto dy magazina konsumi i energjisë ishte shumë më i lartë se sa pritej në objekte të këtij lloji.

Teknikët dyshuan se ata mund të strehonin plantacione marijuanë në shtëpi, dhe ia komunikuan këtë teori agjentëve. Nga komisariati i Sabadellit nisën një hetim që kishte edhe ndihmën e grupit Special Drone Systems të Shtabit të Policisë Kombëtare.

Të fundit