Flash News

E-TJERA

U gjet e vdekur në banesën e djegur, flet fqinji: Dje e vizitoi e motra

U gjet e vdekur në banesën e djegur, flet fqinji: Dje e vizitoi e

Fqinji i 52-vjeçares që u gjet mëngjesin e sotëm e pajetë në banesën e saj ka folur për News 24.

Ai tha se viktima, Kozeta Teço, ishte njeri i mirë dhe se jetonte vetëm.

Sakaq ai zbuloi se ditën e djeshme viktimën e kishte vizituar në banesë e motra, e cila banon në Tiranë.

“Ishte shumë njeri i mirë. Jetonte vetëm. Unë kam dalë nga banesa në orën 4:30, kam ikur në Maqedoni. Nuk pashë gjë kur ika. Tani e mora vesh. Dje ishte e motra këtu, por ajo banon në Tiranë”, u shpreh fqinji.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet kryesore janë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se bëhet fjalë për një rast të mundshëm vrasjeje.

 

 

Të fundit