Flash News

E-TJERA

U gjet e vdekur në banesën me qira në Durrës, zbulohet letra që 26-vjeçarja ruse u la familjarëve

U gjet e vdekur në banesën me qira në Durrës, zbulohet

Një shtetase ruse, 26-vjeçare, është gjetur e vetëvarur në banesën me qira në plazhin e Durrësit. Trupi i pajetë i A.A. u zbulua mesditën e sotme nga pronarja e banesës, një shtetase çeke, pasi viktima nuk i përgjigjej telefonatave.

Policia ka konfirmuar se e reja u gjet e varur pas derës së dhomës së gjumit. Referuar burimeve zyrtare, viktima kishte ardhur në Shqipëri dy javë më parë dhe ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të procesit të divorcit nga bashkëshorti i saj.

Sipas informacioneve nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, e reja ka lënë një letër ku kërkonte falje familjarëve, duke lënë të kuptohet se ishte e përfshirë në një betejë të vështirë emocionale.

Trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar rrethanat dhe kohën e saktë të vdekjes. Policia po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Të fundit