Flash News

E-TJERA

U gjet i djegur me duar të prangosura, misteri i vrasjes së shqiptarit në Greqi

U gjet i djegur me duar të prangosura, misteri i vrasjes së shqiptarit

Autoritetet greke po hetojnë rrethanat e zbulimit të një trupi të djegur që u gjet të premten pasdite në zonën e Skourtës, në Viotia.

Trupi ende nuk është identifikuar zyrtarisht, ndërsa sipas mediave greke, dyshohet se mund t’i përkasë një shtetasi shqiptar me profesion punëtor ndërtimi, i cili ishte raportuar i zhdukur në të njëjtën zonë.

Automjeti ku u gjet trupi ndodhej në një vend të izoluar, i arritshëm vetëm përmes një rruge rurale në gjendje të keqe. Hetimet kanë zbuluar se makina ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe mbante targa të falsifikuara.

Policia greke ka nisur procedurat për identifikimin e viktimës përmes analizës së ADN-së, duke krahasuar kampionet e marra nga të afërmit e shqiptarit me ato të trupit të dekompozuar.

Hetimet kanë zbuluar se automjeti ku u gjet trupi ishte vjedhur më herët në zonën e Glyfadës dhe mbante targa të falsifikuara. Sipas mediave greke, trupi ndodhej në sediljen e pasme dhe viktima kishte duart e prangosura.

Të fundit