Flash News

E-TJERA

U gjet i djegur në makinë, i riu shqiptar mund të jetë vrarë nga ish i dashuri i partneres

U gjet i djegur në makinë, i riu shqiptar mund të jetë

Vrasja brutale e 27-vjeçarit shqiptar, i cili u gjet i karbonizuar dhe i lidhur në pjesën e pasme të një makine në Skourta në Greqi mbetet mister. Autoritetet greke po vijojnë hetimet dhe kanë ngritur pistat e hetimit.

Deri më tani, arsyet e krimit brutal nuk janë sqaruar, me policinë që po shqyrton mundësinë se autor mund të jetë ish-i dashuri i partneres së shqiptarit. Sipas mediave greke, shqiptari ishte kërcënuar më parë nga një ish i dashur i vajzës me të cilën ishte në një lidhje.

Skenarët e tjerë për veprimtari të paligjshme momentalisht nuk po shqyrtohen pasi i riu nuk rezulton të jetë përfshirë në aktivitete kriminale.

Ngjarja ka tronditur vendin pasi autori/ët e panjohur qëlluan 27-vjeçarin dhe më pas trupin e tij e futën në sediljen e pasme të një makine të vjedhur dhe e dogjën. Ai u identifikua përmes ADN-së. Makina në të cilën u gjet ai, ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara, të cilat korrespondonin me një automjet të të njëjtit lloj.

Të fundit