Flash News

E-TJERA

U gjet i masakruar në thasë plehrash në Itali, gruaja e Shefki Kurtit pranon krimin: E vrava në tualet

U gjet i masakruar në thasë plehrash në Itali, gruaja e Shefki

Një muaj pas krimit, policia italiane duket se ka zbardhur vrasjen e shqiptarit Shefki Kurti, 71 vjeç, banues në Rovigo.

Mediat vendase shkruajnë se i moshuari është vrarë dhe masakruar nga gruaja e tij Nadire Kurti. Ajo ka pranuar krimin  ndodhet në spitalin psikiatrik të Rovigos.
“Po, e vrava. E bëra copë me sëpatë në banjë,”- ka deklaruar ajo para hetuesve.

Kanë qenë familjarët e Kurtit ata që kanë zyrtarizuar kallëzimin e zhdukjes së të moshuarit më 24 korrik, ditën kur u raportua edhe për një sherr mes burrit dhe gruas së tij.

Kujtojmë se trupi i shqiptarit u copëtua dhe u vendos në disa qese plastike të cilat u hodhën më pas pranë kanalit Adigetto në Villanova del Ghebbo.

Pensionisti 72-vjeçar me origjinë nga Durrësi, prej vitesh banonte në Badia Polesine. Ai aty kishte krijuar familjen pas martesës me Nadiren me të cilën kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

 

 

Të fundit