Flash News

E-TJERA

U gjet i pajetë në banesë, policia: I moshuari në Zall-Bastar është vrarë

U gjet i pajetë në banesë, policia: I moshuari në

Xhemal Meta, 81-vjeçari që u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në Zall-Bastar, është vrarë.

Sipas policisë, Meta ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, me sende të forta.

"Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xhemal Meta, në oborrin e banesës së tij, në Zall-Bastar, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M", njofton policia.

Të fundit