Flash News

E-TJERA

U gjet i pajetë në një kanal në Fushë Krujë, ekspertiza: Indrit Ndoj u qëllua me kaçavidë, vdiq nga hemorragjia

U gjet i pajetë në një kanal në Fushë Krujë,

Del ekspertiza për 34-vjeçarin Indrit Ndoj, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në Fushë-Krujë.  

Policia bëri me dije më herët se Ndoji është gjetur i pajetë nga familjarët në një rrugë dytësore dhe me një plagë në këmbë.

Pas ekspertizës së kryer, ka rezultuar se i riu ka humbur jetën nga gjakderdhja pasi është goditur me një kaçavidë në arterien femorale në këmbë.

Ndërkohë, policia ka rënë në gjurmët e autorit dhe thotë se është drejt zbardhjes së ngjarjes. Nga autopsia ka rezultuar se viktima ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

 

Të fundit