Flash News

E-TJERA

U gjet i pajetë në shezlong, viktima ishte doktor në Korçë

U gjet i pajetë në shezlong, viktima ishte doktor në
Kujtim Shabani

49-vjeçari që u gjet i pajetë në shezlong, është mjek në Spitalin Rajonal të Korçës, Kujtim Shabani. Ky i fundit e ka ushtruar profesionin e tij prej një kohe të gjatë në Korçë dhe është i njohur për vendasit.

Ai ndodhej me pushime në Radhimë, ku ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Bluzat e bardha u munduan që ti jepnin ndihmën e parë mjekut, por ishte tepër vonë.

"Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit