Flash News

E-TJERA

U gjet i vdekur në përrua, 72-vjeçari në Memaliaj është vrarë me thikë

U gjet i vdekur në përrua, 72-vjeçari në Memaliaj

Faik Ajdini, 72 vjeç, u gjet i vdekur në përrua në Memaliaj. Nga hetimet e kryera, rezulton se Ajdini është vrarë me thikë pasi janë konstatuar dëmtime të shkaktuara me mjetin prerës.

Ajdini ishte kryeplak i fshatit Zhapokike dhe dyshohet se shkak për vrasjen e Ajdinit mund të jetë bërë një konflikt që ai ka pasur me një nga çobanët e zonës.

“Veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore në vendngjarje, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 72-vjeçarit dhe identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së tij.

Me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe kapjen e autorit të dyshuar nuk po bëjmë publike gjeneralitetet e tij, deri në momentin e kapjes dhe arrestimit.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori”, njofton policia.

Të fundit