Flash News

E-TJERA

U gjet lidhje energjie në mënyrë të paligjshme, e pësojnë 2 punonjës të OSHEE-së

U gjet lidhje energjie në mënyrë të paligjshme, e

Gjatë banorë të një pallati si dhe 2 punonjës të OSHEE-së janë proceduar penalisht pasi u zbulua se në një pallat në Dobraç kishte 6 raste të lidhjes së paligjshme të enegjisë elektrike.

Në njoftim e policisë bëhet me dije se nisi procedimi për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, për shtetasit:

R. R., 54 vjeçe, F. A.(T.), 41 vjeçe, H. T., 65 vjeç, F. L., 38 vjeç, A. N., 64 vjeç dhe B. H., 36 vjeç, të gjithë banues në Dobraç, Shkodër. 

Nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për 2 punonjës të OSHEE-së, shtetasit A. G., 41 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë shef ekipi dhe E. S., 34 vjeç, banues në Shkodër, lexues i aparateve, pasi dyshohet se kanë patur dijeni për furnizimin me energji elektrike të këtyre banesave, pa kontratë me OSHEE-në.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit